Shkodër, parandalohet vrasja, në pranga 3 shtetas

Në sajë të një operacioni të koduar “Shënjestra 3”, Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, në bashkëpunim me forcat speciale RENEA, kanë bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 3 shtetasve. Sipas policisë, mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Ndue Tonaj, 68 vjeç, Prekë Tonaj, 36 vjeç dhe Ndoc Prela, 44 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi të tre këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po përgatiteshin të kryenin një krim, ku do të vrisnin për motive hakmarrje, një nga pjestarët e familjes Hasanaj. Po kështu, në kuadër të këtij operacioni policor, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shetatit Ndue Tonaj, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sërë provash materiale. Gjithashtu në oborrin e banesës së këtij shetetasi, u gjëtën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 20 rrënjë bimë narkotike, cannabis sattiva dhe një qese, ku brënda ndodheshin një sasi farash të bimëve narkotike cannabis sattiva.
Materialet e këtyre shtetasve do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshem Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer një vepër penale -vrasje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake", "Deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore" si dhe"Kultivimi i bimëve narkotike".