Shkodër, përmirësohet moti, 3600 ha tokë mbeten nën ujë
SHKODER - Ndërsa situata e motit është përmirësuar prej disa ditësh, një pjesë e konsiderueshme e zonës së Nënshkodrës vijon të jetë e përmbytur, ndërkohë që sipërfaqja e përmbytur raportohet se është tkurrur në 3600 hektarë.
Aktualisht asnjë banesë nuk rezulton e përmbytur, por ka vetëm shtëpi të izoluara, kryesisht në fshatin e Obotit, ku niveli i ujit arrin deri në 1 metër.
Rruga e Dajçit dhe e Velipojës janë të hapura, ndërsa mbetet e izoluar vetëm rruga që të çon në fshatin Obot, banorët e të cilit janë prej javësh të bllokuar.
(er.nu/news24/BalkanWeb)