Dëmshpërblimet, ish-të përndjekurit lidhen me zinxhirë para Kuvendit
Tiranë- Ish-të përndjekurit duket se nuk do të ndalen nga protestat për të kërkuar dëmshpërblimet për vitet e burgut.
Një përfaqësi e tyre grup u mblodh paraditen e sotme përpara ambjenteve të Kuvendit të lidhur me zinxhirë duke thirrur e protestuar për mosmarrjen e kësteve të dëmshpërblimit.
Policia ka ndërhyrë duke i larguar nga ambjentet e jashtme të Parlamentit dhe i ka shoqëruar në ambjentet e komisariatit të policisë.
Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë protestuesit, që kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit ndërsa pritet që të nisë edhe seanca plenare e së hënës.
Ish-të përndjekurit shprehen do të përshkallëzojnë protestat, në rast se nuk do të ketë asnjë reagim nga qeveria.
Nuk kemi marrë këstet që na takojnë me ligj. Qeveria të mos na detyrojë të kalojmë në ekstremitet,- deklaroi Skënder Tufa.