Banorët sulmojnë fabrikën e bakrit në Fushë-Arrëz, përleshen me policinë
Fushë Arrëz- Banorët e Fushë Arrëzit janë përleshur paraditen e sotme me policinë gjatë një proteste në fabrikën e pasurimit të bakrit.
Për shkak të dhënies me koncesion të kësaj fabrike ndaj një kompanie turke, banorët janë ngritur në protestë ditën e sotme duke sulmuar ambjentet e fabrikës me thyerjen e xhamave dhe nxjerrjen e punëtorëve jashtë ambjenteve të punës.
Situata është agravuar dhe banorët kanë sulmuar edhe kreun e policisë së zonës, pas ndërhyrjes së tij për të qetësuar turmën.
Për këtë arsye, shefi i rendit ka qëlluar tre herë në ajër pasi protestuesit nuk janë tërhequr nga qëndrimi i tyre. Policia kërkoi edhe ndërhyrjen me helikopterë të forcave të shpejta nga Tirana.
Banorët shprehen se kopmania koncesionare nuk ka zbatuar marrëveshjen për punësimin e tyre. Banorët ende vijojnë të qëndrojnë përpara ambjenteve të fabrikës edhe pse situata tashmë duket më e qetë dhe nuk ka konfrontime.