Ish-të përndjekurit të lidhur me zinxhirë, protestë para Kuvendit
Të tjera rreth shkrimit FOTO/Ish-të përndjekurit: Duam dëmshpërblim
Të lidhur me zinxhirë. Kështu e ka kanë konceptuar ish-të burgosurit politikë protestën e radhës kundër qeverisë në lidhje me dëmshpërblimet e munguara ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.
Gjashtë ish-të përndjekur janë lidhur me zinxhirë para portës hyrëse të Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar që kryeparlamentarja Jozefina Topalli të vendosë në rend të ditës çështjen e dëmshpërblimit të tyre për vitet e burgut të kryera në kohën e regjimit komunist.
ISH-TE BURGOSURIT LIDHEN ME ZINXHIRE: DUAM DEMSHPERBLIM
Ish-të burgosurit politikë janë lidhur me zinxhirë para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë në shenjë proteste kundër mungesës së dëmshpërblimit për vitet e burgut të kryera në kohën e regjimit komunist.
Të kryesuar nga kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, Skënder Tufa, 6 prej tyre të cilët janë “vetëburgosur” në shenjë proteste, i kërkojnë kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli që të vendosë në rendin e ditës cështjen e dëmshpërblimit të tyre.
Gjashtë ish-të përndjekurit janë ende të lidhur me zinxhirë, pasi çelësat për hapjen e tyre i ka Skëndr Tufa, organizatori i protestës.