E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza për përdhunimin e nxënëses, mësuesi: Të rijepte provimim në shtëpi

policia-arrestonRrëshen- Dy ditë pasi policia e Rrëshenit ndaloi mësuesin që akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj nxënëses së tij 15-vjeçare, janë zbardhur edhe detaje të tjera të ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare të policisë rajonale, në momentin e arrestimit në banesën e mësuesit të anglishtes në një shkollë 9-vjeçare të Rrëshenit, policia ka gjetur 15-vjeçaren V.F. të zhveshur. Ndërhyrja e forcave të policisë në kohë ka bërë që 63-vjeçari të mos arrinte qëllimin e tij.

63-vjeçari Ded Gjini ka deklaruar në policinë e Mirditës se nxënësen e kishte thirrur në shtëpinë për të dhënë sërish provimin me qëllim përmirësimin e notës, duke mohuar çdo akuzë.

Ndërkohë që 15-vjeçarja ka deklaruar në polici se mësuesi i saj i kishte thënë të shkonte në shtëpi për të ribërë provimin e anglishtes për të përmirësuar notën.

Ndërkohë që kur vajza ka parë që nuk kishte njeri tjetër në shtëpi, sipas dëshmisë së saj, mësuesi kishte nisur ta ngacmonte, duke i kërkuar që të kryente marrëdhënie me të, pavarësisht kundërshtimit të saj.

63-vjeçari, u arrestua pasditen e të shtunës, i akuzuar për “Veprime të turpshme me të mitur”, “Marrëdhënie seksuale me të mitur, të mbetura në tentativë”, si dhe “Shpërdorim detyre”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›