Fier, Berisha me të rinjtë: Po krijojmë kudo shanse të mëdha punësimi
FIER- Kryeministri Berisha nisi nga qyteti i Fierit një seri takimesh, në formatin town-hall, që do të zhvillojë me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Në fillim të këtij takimi, kryeministri theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për rritjen e mundësive për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.
“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për shkollimin më të mirë të të rinjve tanë. Ju i përkisni një gjenerate që fatmirësisht nuk e njihni më mbylljen e dyerve të universiteteve për ëndrrën tuaj. Por kjo situatë ekzistonte në vitin 2005 e më parë, në universitetet e vendit mund të hynin jo më shumë se 1/3 e të rinjve shqiptarë. Dhe pranimet ishin një proces aspak i merituar, madje merrnin dhe aspektin e një panairi korrupsioni, me ato provime që jepeshin gjoja për pranim, por vetëm vlerësim objektiv nuk ishin. Ndrydhja dhe rrënimi i ëndrrës universitare të të riut është rrënimi i ëndrrës më të bukur të tij. Ne hapëm dyert e universiteteve dhe bëmë shumë mirë, sot numri i studentëve është 3 herë më i lartë se në vitin 2005. Akoma kemi shumë për të bërë në fushën e arsimit, sikurse kemi shumë bërë për të përshtatjen e cilësisë së shkollave të larta me tregun e punës. Akoma s`kemi dhënë mbështetjen atyre të rinjve që s`duan të ndjekin universitetin por ata kanë mundësi që me shkollat profesionale të jenë të dobishëm. Akoma kemi shumë për të bërë për cilësinë. Por jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për këtë.”- u shpreh kryeministri Berisha.
Ndërsa renditi reformat e qeverisë së tij gjatë viteve të fundit, kryeministri e konsideroi mjaft të rëndësishëm vendimin për heqjen e çdo lloj takse për çdo të ri të punësuar për 3 vjet me radhë.
“Ju me të drejtë kërkoni vendin e punës pas diplomës, kemi përcaktuar një rregull të veçantë, heqim çdo lloj takse për të rinjtë e punësuar për 3 vjet rresht. Kjo ka shumë rëndësi. Do bëjmë gjithçka për mikrokreditë për të rinjtë, Bashkia e Tiranës hapi siparin me 250 të parët. Qeveria po punon mbi këto skema dhe ne do bëjmë gjithçka që ju të gjeni mundësi, kredi pa interes dhe të ndrërtoni biznesin tuaj. Po përpiqemi të krijojmë kudo shanse të mëdha punësimi. Ne besojmë se me këto reforma ne do t’ia dalim që ju të punësohemi.”- u shpreh kryeministri.
Më tej, kryeministri iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve në sallë si dhe pyetjeve të postuara në “Youtube” nga të rinjtë nga e gjithë Shqipëria.
(vijon) Lidhje te tjera Berisha inauguron një rrugë në Fier: Pushtetin opozitar e ka mbuluar errësira