E Diel, 1 Nëntor 2026

Videoklipi i PSY "Gentleman" tejkalon 10 mln klikime në Youtube

SEUL - Videoklipi i ri i këngëtarit koreanojugor, PSY, "Gentleman" ka marrë më tepër se 10 milionë klikime në "YouTube".

PSY zhvilloi dje një mega koncert në Seul, që u transmetua drejtpërdrejt në "YouTube", ku prezantoi këtë këngë, pas videos së suksesshme, "Gangnam Style". Rreth 50 000 admirues ishin të pranishëm në këtë koncert, që u zhvillua në stadiumin e Seulit.

Videoklipi "Gentleman", është klikuar nga 10,7 milionë persona. PSY, emri i vërtetë i të cilit është Park Jae-Sang, njoftoi se kjo video përmbante kërcime tradicionale koreane. Kënga e suksesshme e këngëtarit "Gangnam Style" numëron sot mbi 1,5 miliardë klikime.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›