Greqi, Apeli bën publike një çështje të dyshuar korrupsioni galopant
ATHINË- Drejtësia greke paraqiti sot një çështje të dyshuar për mbifaturime mes telekomit grek, OTE dhe furnitorëve gjermanë dhe grekë, për të cilën ajo ka dërguar në proces gjyqësor ish-drejtorin e OTE-së, theksoi sot një burim gjyqësor.
Duke përmendur mungesën e provave të mjaftueshme, këshilli i Gjykatës së Apelit vendosi braktisjen e akuzave kriminale për mbifaturime që ishin ngritur kundër këtij ish-drejtuesi, Panagis Vurlumis dhe ish-drejtorit të OTE-s, Jorgos Joanidhis.
Këta të fundit kishin kërkuar apelim të çështjes për dërgimin e tyre në proces gjyqësor, urdhëruar në muajin qershor 2010, në përfundim të një hetimi të hapur në vitin 2005 dhe që kishte të bënte me blerjen e materialeve nga viti 2003 deri në vitin 2006, kur OTE ishte gjysmë publike.
Çështja që ka të bëjë me kontratat dyshohet për mbifaturimin e 54 milionë eurove me furnizuesit gjermanë ''Siemens'' dhe grek ''Intracom''.
(d.b/BalkanWeb)