E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, perplasje per demshperblimet

Prishja e nje shtepie te ndertuar prej 70 vitesh nga inspektoriati i ndertimit ne Shkoder per t’i hapur rrugen nje investimi ka perfunduar ne perleshje fizike mes pronareve te godines dhe policise.

Familjaret jane revoltuar se tepermi pasi Bashkia e Shkodres ia ka vleresuar banesen e tyre vetem 800 mije leke, ndersa token 300 mije leke.

Familjaret nuk kane pranuar te dalin nga shtepia, me pas policia ndertimore ka kerkuar ndihmen e policise se rendit ku kjo e fundit ka perdorur forcen per te nxjerre banoret jashte shtepise.

Ne kete vend eshte parashikuar te kaloje nje rruge e re. Pronaret e shtepise thone se jane dakord, por ata kerkojne kompensim te drejte te prones se tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›