Shkoder, plagos me thikë 40-vjecarin arrestohet autori
SHKODËR- Forcat e policisë së Shkodrës arrestuan në një kohë shumë të shpejtë një 26 vjeçar, i cili plagosi me armë të ftohtë, thikë, një 40 vjeçar.
Burime zyrtare nga policia lokale bënë të ditur se "ngjarja ndodhi mbrëmë si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta mes dy shtetasve në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit Shkodër. Si rezultat i këtij konflikti, mbeti i plagosur 40 vjeçari Astrit Ç., banues në lagjen “Fahri Ramadani” ne Shkodër, i cili ndodhet ne gjendje te rende ne Spitalin Rajonal ne Shkodër".
Shërbimet policore kanë bërë të mundur identifikimin e autorit te krimit, 26 vjeçarit Ardjan Kazmaj, banues në lagjen “Vojo Kushi” ne Shkodër dhe më pas edhe arrestimin e tij në një fshat të rrethit Malësi e Madhe ku ai ishte larguar pas kryerjes së krimit.
(d.b/BalkanWeb)