Shkodër, plagoset më thikë 18-vjeçari

Një 18 vjeçar është plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Qemal Stafa", të qytetit Shkodrës, pikërisht tek vendi i quajtur Ura Dervishbeg, ku 18-vjeçari Redi P. është plagosur me thikë, në këmbë. Mënjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal Shkodër, pa probleme serioze për jetën. Sipas burimeve të policisë është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit i cili është Redi P 17 vjeç. Mësohet se shkak i plagosejes së 18 vjeçarit është për motive të dobëta. Ndërkohë materialet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër.