E Shtunë, 31 Tetor 2026

Union Bank hap degën e saj të re

 

Përvjetori i parë i bashkëpunimit midis Union Bank dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është festuar me përurimin e degës së 31-të Union Bank në Tiranë. Ky festim u zhvillua në ambientet e degës më të re të Union Bank, degës së 31-të në rang kombëtar dhe të 13-të në qytetin e Tiranës, e cila ndodhet afër Gardës së Republikës. Në këtë ceremoni morën pjesë Peter Reiniger, Drejtor i Grupit të Biznesit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Qendrore në BERZH, përfaqësues të lartë së Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm. Bashkëpunimi i Union Bank me EBRD (BERZH) u konkretizua në vitin 2008, vit kur Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u bë aksioner i Union Bank me një paketë aksionesh prej 12.5%. Union Bank u themelua në vitin 2005 me kapital plotësisht shqiptar, me aksioner kryesor njërin prej Institucioneve më të suksesshme të sistemit financiar shqiptar - Unioni Financiar Tiranë, përfaqësues i Western Union për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë. Blerja e paketës së aksioneve të Union Bank prej BERZH, nuk është thjesht një investim që do të forcojë Union Bank, por një veprim i cili do të ketë ndikim pozitiv në sektorin financiar të vendit duke forcuar konkurrencën dhe duke vendosur standarde të larta të qeverisjes korporative dhe administrimit të biznesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›