Greqi, vdes në burg 37 vjeçari shqiptar

Një 37-vjeçar shqiptar ka vdekur në rrethana të paqarta në një burg në Greqi. Gentian Telha vuante dënimin në burgun e Patras. Shqiptari ishte i dënuar për trafik droge. Nuk ka ende asnjë të dhënë se kush mund të ketë qënë shkaku i vdekjes së të riut shqiptar.