Në treg oferta e re Vodafone Mobile Connect
Vodafone Albania ka prezantuar Vodafone Mobile Connect (VMC) – një produkt i veçantë që ofron lehtësisht dhe në çdo kohë shërbim interneti edhe te grupi i abonentëve me plan tarifor me parapagesë, duke u bërë i vetmi operator që e mundëson këtë shërbim specifik për të këtë grup konsumatorësh. Paketa Vodafone Mobile Connect është shumë e lehtë dhe e thjeshtë për përdoruesin. Ajo përmban një kartë SIM dhe një pajisje USB. Përdoruesit i duhet vetëm të aktivizojë paketën dhe menjëherë do të mundet që të ketë internet në laptop-in ose kompjuterin e tij, përmes portalit USB. Ky shërbim mund të përdoret brenda dhe jashtë vendit. Për t’iu përshtatur kërkesave dhe buxhetit të konsumatorit, Vodafone jep mundësinë e zgjedhjes mes 5 llojeve të ndryshme të kartave rimbushëse në varësi të nevojës që kanë për të naviguar apo shkarkuar përmbajtje nga interneti dhe çmimi i kartave rimbushëse fillon nga 300 leke. Veç aksesit të lehtë në Internet, përdoruesit e VMC kanë mundësinë e dërgimit dhe marrjes së mesazheve të shkurtra nga laptopi apo kompjuteri dhe mund të përfitojnë sasi SMS falas me çdo kartë rimbushëse që ata blejnë. Vodafone Mobile Connect për klientët me parapagesë është një tjetër produkt që i ofrohet tregut shqiptar për herë të parë nga Vodafone.