E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rokadë në policinë e Tiranës pas ngjarjeve tronditëse

Drejtoria e Policisë së Tiranës

Rokadë ndryshimesh në Drejtorin ë Policisë së Tiranës. Këto ndryshime vijnë pas ngjarjeve tronditëse që ndodhën në kryeqytet ditët e fundit pasi ato janë bërë të ditura një ditë pas takimit emergjent të përfaqësuesve të Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muça është transferuar në postin e Kancelarit në Akademinë e Rendit dhe në vend të tij emërohet, Bernard Çaushaj.

Dorian Muça nga zv.drejtori është emëruar drejtori i seksionit të Pastrimit të Parave. Në vend të tij është caktuar Arjan Kurti. Si zv.drejtori i dytë është emëruar Gazmend Hamitaj. Ndërsa Gjergji Jorgo është emëruar drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale.

Përveç Tiranës, ndryshme ka pasur edhe në Vlorë, Korçë dhe Dibër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›