Shkodër, po ndihmonte 3 alegjerianë të kalonin kufirin, arrestohet 58-vjeçari

Policia e Shkodrës ka ndaluar tre algjerianë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri ndërsa ka arrestuar edhe një shofer taksie i cili po i ndihmonte të kalonin kufirin.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 58-vjeçari Nazmi Shabani nga Tirana pasi u kap në fshatin Grizhë në Malësinë e Madhe, duke transportuar me automjetin e tij Taxi me targë TR 351 C, tre shtetas Algjerianë, pa dokumenta.
Sipas policisë tre algjerianët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar dhe kishin qëllim të kalonin në mënyrë të pa ligjshme kufirin me Malin e Zi.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 58-vjeçarit Nazmi Shabani, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.