Shkodër, policia heton shkaqet e armëmbajtjes pa leje nga 45 vjeçari
/>Është gjetur i armatosur në Shkodër, por policia ende mbetet e paqartë për shkakun pse i dyshuari që u arrestua mëngjesin e djeshëm, mbante pistoletën në mjedisin publik.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00 në lokalin privat në lagjen Mark Lula të qytetit Shkodër. Policia ka bërë të ditur se kontrolli është bërë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në lokal, ka persona të armatosur.
Forca policore që shkuan në vendngjarje kanë bërë arrestimin e 45- vjeçarit Sandër Lazri, lindur e banues në fshatin Rragam të Komunës Gur i Zi, Shkodër. I dyshuari u gjet me pistoletën në brez si dhe një krehër të vendosur gati për qitje, me tetë fishekë.