E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënstacion elektrik në shkollë, Nxënësit: Bojkot mësimit

Fillimi i punimeve për ndërtimin e një nënstacioni të vogël elektrik pranë një shkolle të mesme në Pukë, ka alarmuar drejtuesit e arsimit në këtë rreth dhe bashkinë e Pukës. Nxënësit kërcënojnë me bojkot të mësimit por puna nuk është pezulluar. 

PUKE- Nxënësit e një shkolle të mesme në Pukë kërcënojnë me bojkot të vitit të ri akademik, nëse nuk pezullohen punimet për ndërtimin e një nënstacioni të vogël elektrik fare pranë shkollës së tyre. Fillimi i punimeve për nënstacionin, vetëm 10 metra larg derës së shkollës së mesme “Saba Sinani” ka alarmuar drejtuesit e arsimit në këtë rreth dhe Bashkinë e Pukës.
Krerët e bashkisë dhe përfaqësues të komunitetit të prindërve pohojnë se nuk është marrë asnjë masë për pezullimin e punimeve, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, për largimin e linjave të tensionit të lartë nga mjediset sportive të shkollës.
Specialistët shpjegojnë se në rast të shkëputjes së linjave të tensionit të lartë, apo shkëndijave elektrike që nuk kanë munguar edhe më parë, nxënësit janë shumë të rrezikuar.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›