E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, prishen 90 ndërtime pa leje në Velipojë

Në këtë mënyrë, sezoni i ri turistik pritet ta gjejë plazhin e Velipojës me një pamje krejt tjetër. Këshilli i Komunës së Velipojës ka përfshirë në listën e shembjes rreth 350 objekte pa leje të ndërtuara në brezin e rërës së plazhit.

Me  90 ndërtimet  pa leje janë rrafshuar dy ditët e fundit nga fadromat e  Inspektoriatit Ndërtimor  Urbanistik  Kombëtar, numri i ndërhyrjeve në këtë zonë turistike që nga dhjetori i vitit të kaluar kur filluan edhe ndërhyrjet e para, ka arritur në 350.
     
Sipas Engjëll Dedjes, përgjegjës sektori në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, bashkëpunimi me strukturat vendore ka qenë në lartësinë e duhur, ndërkohë që në radhët e komunitetit është gjetur mirëkuptimi i duhur në realizimin me sukses të këtij aksioni, i cili ka për qëllim sistemimin e kësaj zone me shumë vlera turistike për shqiptarët dhe të huajt./Start/

                                                                                             2012-03-03 16:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›