Aksident ne Memaliaj nje i vdekur nje i plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Memaliajt ku një i ri ka gjetur vdekjen e një tjetër është plagosur. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se makina Citroen me targa AA 563 BB është përplasur me trekëndëshin ndarës të rrugës e për rrjedhojë ka dalë prej saj. Si rezultat devijimi nga aksi rrugor ka qenë aq i fortë sa që ka humbur jetën 25 vjeçari Xhino Goxha dhe ka ngelur i plagosur rëndë pasagjeri tjetër në makinë Blans Seferi. Kalimtarë të rastit e uniformat blu u kanë ardhur në ndihmë dy të rinjve por duket se për 25 vjeçarin Goxha mëngjesi i sotëm ka qenë fatal.