Debitorët e kompanive, e gjithë gjykata kundër borxhlinjve
Tiranë- Gazeta IDEA ka investiguar prej javësh zvarritjet e proceseve civile në Gjykatën e Tiranës dhe ka zbuluar çështje që zvarriten për më shumë se 6 vjet. Gjyqtarët e angazhuar në seksionin civil, thonë se shkak i kësaj situate është edhe vërshimi i madh i padive për mospaghimion e faturave të CEZ, Ujësjellësit, bankave dhe kompanive të tjera të cilave u kanë borxhe konsumatorët. Gjyqtarët kanë në duar rreth 10 mijë çështje të tilla. Gjykata e Tiranës është e mbytur nga dosjet që lidhen më likudimin e faturave duke bërë që të shtyhen proceset e tjera gjyqësore.
Ky ishte konkluzioni i një investigimi të IDEA-s pak javë më parë. Për të përballuar këtë problem, së fundmi administrata e gjykatës ka vendosur që të ndryshojë procedurat e trajtimit të këtyre cështjeve dhe me faturat titull-ekzekutiv të merren të gjitha gjykatësit e dhomës civile, e cila permbledh seksionet e çështjeve familjare, tregetare, administrative dhe civile në pergjithësi dhe jo sipas shortit, siç veprohej deri tani. Sipas zëdhënëses së Gjykatës ë Tiranës, pranë kësaj gjykate depozitohen mesatarisht 100 padi në ditë, kryesisht nga kompania e shpërndarjes së energjisë CEZ, e cila zë edhe pjesën më të madhe të tyre, bankat, ujesjellesi dhe institucione të tjera që vënë në lëvizje gjykatën që të detyrojë qytetaret debitorë të paguajne faturat e papaguara apo kreditë e pa likuiduara.
Por kjo ka krijuar probleme me ecurinë e proceseve të tjera. Gjyqtarët, aktualisht ndodhen para një mali me dosje të tilla, çka i detyron ata që të shtyjnë proceset e tjera civile me objekte të ndryshme dhe te trajtojnë urdhërat e egzekutimit të CEZ. Gjyqtarët thonë se afati i vendosur nga ligjvënësi për urdhërat e ekzekutimit është vetëm pesë ditë nga koha e regjistrimit dhe ky prag kohor nuk mund të kalohet.
Ne po shtyjmë procese civile për pronat, divorcet apo paditë e shkaktimit të dëmit nga njëra seancë në tjetrën, për të shqyrtuar mesatarisht çdo ditë 20 çështje për urdhëra ekzekutimi- thonë gjykatësit.
Në këto kushte, gjykatësit sygjerojnë se duhet gjetur sa më shpejt një zgjidhje ose nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ose nga Ministria e Drejtësië, apo të dyja institucionët së bashku, pasi në këtë mënyrë cënohet e drejta e gjykimit e të pandehurve për procese të tjera çka pritet të sjellë edhe ankesa nga qytetarët.
Gazeta IDEA, prej javësh ka monitoruar kohën e shqyrtimit të padive civile, kryesiht ato me objekt shkaktim dëmi dhe ka identifikuar dhjetra çështje që vonohen prej vitesh, madje deri në 6 apo më shumë vite.
Shkrime të tjera me interes:
- Gazeta greke: “Të gjithë fqinjët kundër Gruevskit, madje edhe Shqipëria” Greqi- Të gjithë fqinjët kundër Gruevskit, madje edhe Shqipëria është...
- Klinton: te gjithe bashke kunder Sirise Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton beri thirrje per sanksione...
- ALARMI/ Faturat e CEZ-it paralizojnë Gjykatën e Tiranës Tiranë- Gazeta IDEA ka investiguar prej javësh zvarritjet e proceseve...