Bullgari, rifillon lundrimi në Danub pas valës së ftohtë
SOFJE- Bullgaria ka rihapur Danubin për lundrim në territorin e saj pas rreth një muaj ndërprerjeje për shkak të ngricës që kishte përfshirë lumin, njoftoi Ministria e Transporteve.
"Lundrimi rifilloi në pjesën bullgare të Danubit pas përmirësimit të kushteve'', deklaroi ministria dje në një komunikatë.
Të gjitha portet që ndodhen përgjatë 450 kilometrave të Danubit në Bullgari janë hapur përsëri, me përjashtim të dy porteve në verilindje të vendit, Silistra dhe Tutrakan, ku akulli ka dëmtuar pajisjet e portit.
Danubi, një nga lumenjtë më të rëndësishëm në Evropë, ngriu plotësisht në muajin shkurt në Bullgari për herë të parë në 20 vjet, duke ndërprerë plotësisht trafikun detar.
Megjithatë ministria ka paralajmëruar kapitenët e anijeve, duke i ftuar për të lundruar me shumë kujdes.
(d.b/BalkanWeb)