E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder qellon gruan me thike per xhelozi

Burri qellon me thike gruan per xhelozi. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e se dieles ne afersi te fshatit Zogaj te Shkodres. Mesohet se cifti i bashkeshorteve Fatmir dhe Vjollca Bajraku prinder te dy femijeve kishin shkuar per shetitje buze liqenit te Shkodres. Pas debatit te nisur ne nje nga lokalet prane liqenit ata i jane drejtuar fshatit Zogaj aty ku bashkeshorti 51-vjecar ka qelluar dy here me thike ne trup gruan e tij 47-vjecare. Ai eshte larguar nga vendngjarja dhe me vone eshte dorezuar ne polici. Vrava gruan me thike per xhelozi dhe e hodha ne ane te rruges. Ky ka qene deklarimi i Fatmir Bajrakut ne komisariat. Forcat e policise i jane drejtuar menjehere vendit te ngjarjes ku kane gjetur gruan ende te gjalle. Nena e dy femijeve eshte derguar ne gjendje kritike ne spitalin e Shkodres. Sipas policise dhe informacioneve te te afermeve cifti Bajraku nga lagjja Qafebardhi e Shkodres nuk kishte shfaqur me pare probleme mes tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›