E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne Tirane zjarri shuan tre pjesetaret e nje familje

Policia Shkendija nga priza e kondicionerit

Nje tragjedi e rende ka tronditur banoret e kryeqytetit mengjesin e se dieles. Tre anetare te nje familje kane mbetur te vdekur si pasoje e nje zjarri te rene ne banesen e tyre ndersa ne gjendje kritike per jeten eshte pjesetari i katert e cila eshte nje vajze vetem dy vjece qe po lufton me vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur pak para se te kalonte mesnata e se shtunes rreth ores 0001 ne nje apartament ne rrugen Derhemi prane lagjes Hoxha Tahsim ne Tirane. Viktimat jane bashkeshortet Genc e Florinda Spahiu te dy 35-vjecare e vajza e tyre Jonida 4 vjece. Ndersa me e vogla Dea ndodhet ne reanimacionin e pediatrise sipas mjekeve ne gjendje kritike per jeten nga gazi i cliruar ne vendin e ngjarjes.

Mesohet se Genc Spahiu e shoqja Florida Spahiu dhe femijet e tyre Joniada Spahiu e Dea Spahiu me origjine nga Pogradeci jetonin me qira ne banesen e perfshire nga zjarri ne rrugen Derhemi ne Tirane. Sipas Besim Ymajt drejtor i departamentit te Mjekesise Ligjore familjaret kane nderruar jete nga asfiksia perpara se te prekeshin nga flaket. Administratori i pallatit Petraq Kumi pohon se i pari qe eshte nxjerre nga apartamenti ka qene kryefamiljari dhe vajza me e vogel me pas bashkeshortja me vajzen tjeter 4-vjecare. Megjithate policia nuk ka dhene ende nje variant perfundimtar per ngjarjen.

Ekspertiza

Sipas policise zjarri eshte shkaktuar nga nje mase elektrike te priza e kondicionerit. Pas bymimit te gazrave ne dhome ka marre flake bombola e gazit qe ndodhej ne ballkonin e baneses. Shkak per vdekjen e tyre eshte bere asfiksia nga tymi e gazi. Po sipas policise babai dhe vajza qe eshte ende gjalle kane tentuar te dalin nga banesa ndersa nena me vajzen 4-vjecare jane gjetur te vdekura ne banjen e shtepise ndoshta per ti shpetuar flakeve. Zjarrfikesit e policia jane sinjalizuar per ngjarjen e rende nga fqinjet e familjes Spahiu pasi kane vene re zjarrin brenda apartamentit. Fqinjet pohojne se kane degjuar Floriden te bertiste te thyente xhamat e dritares si dhe te qarat e nje prej femijeve. Efektivat e Komisariatit numer 1 dhe zjarrfikesit kane nderhyre me shpejtesi per shuarjen e zjarrit. Mesohet se per te shuar flaket ata kane shperthyer deren e blinduar te apartamentit ku ka rene zjarri. Pas shuarjes se flakeve kane mundur te shpetojne Dea Spahiun e me pas kane nxjerre prej aty trupat e pajete te dy prinderve dhe te motres se saj. Dea Spahiu eshte derguar menjehere ne spitalin QSUT ku dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve. Mesohet se gjendja e se vogles eshte ende kritike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›