E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dhunon njerku denoncon ne polici

Nuk e ka duruar me dhunen qe ushtronte ndaj tij njerku dhe se bashku me dy te aferm ka kryer denoncimin ne polici. Kjo eshte historia e nje 11-vjecari nga fshatin Meshgoran te Tepelenes. I mituri me iniciale Erald D. deklaron se prej vitesh dhunohej nga njerku me te cilin nena e tij eshte martuar rreth 8 vite me pare pas divorcit nga i ati i femijes nje person me aftesi te kufizuara. Rasti i fundit i dhunes se ushtruar ka qene ai i nje dite me pare. I pyetur nese do te kthehet ne shtepi Eraldi i vogel thote Jo Do te me vrase po u ktheva. Pas divorcit te prinderve gjykata caktoi qendrimin e femijes me nenen e cila tashme ka edhe dy femije te tjere nga martesa e dyte. Nderkohe te afermit e 11-vjecarit thone se do te kerkojne ne gjykate heqjen e kujdestarise per nenen e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›