Shkodër, reshjet rëndohet situata me përmbytjet
TIRANË- Reshjet e shiut këto 24 orë kanë rritur deri ne 7 300 ha tokë, sipërfaqen e përmbytur në zonat e Shkodrës, nga 7 200 qe shenoi dy dite me pare.
Por, zëdhënësi i Shtabit të Emergjencave Civile, Leonard Olli tha se situata në Shkodër mëngjesin e sotëm paraqitet totalisht nën kontroll dhe e mbikëqyrshme.
Duke informuar mbi gjendjen në këtë Qark, pas reshjeve të fundit, Olli tha se megjithëse situata është kritike dhe e ndjeshme, dhe precipiton sa pozitivisht, aq dhe negativisht për shkak të motit të lagësht dhe të paparashikuar, gjithsesi nuk ka vend për panik.
"Ajo që e bën situatën elastike është fakti se ndërsa deri pardje kishim arritur në kufijtë e 6190 hektarë tokë të pushtuar nga uji, reshjet e dendura që ranë në Shkodër pothuajse 24 orë pa pushim, ndikuan menjëherë në një përkeqësim të situatës, duke kaluar në rreth 7300 hektarë të përmbytura", tha zëdhënësi Olli.
Nga të dhënat nga Shkodra, mësohet se Oboti, Dajçi dhe Bushati mbeten komunat më problematike dhe më të goditura nga kjo situatë.
Olli theksoi se në vëmendje të punës së Komitetit Ndërministror është dezinfektimi i të gjitha sipërfaqeve që çlirohen nga uji për të evituar epidemitë, ndërsa ekipet shëndetësore vazhdojnë të jenë në terren me mjete dhe infermierë në komunat e izoluara, për rastet e emergjencave shëndetësore.
(d.b/BalkanWeb)