PS, libër faktesh për kundërshtarët në fushatë
TIRANE-PS do të krijojë dosje elektorale për çdo zonë dhe njëherësh do të ketë edhe të ashtuquajturin “Libri i fakteve për kundërshtarët politikë”. E perditshmja Gazeta Shqiptare referuar burimeve nga PS, ben te ditur se përmes kësaj taktike, drejtuesit vendorë do të dinë të përballen me kundërshtarët gjatë fushatës elektorale, por njëherësh, në dosjen e secilës zonë do të jenë të përcaktuara edhe arritjet dhe problematikat e qeverisjes vendore të PS-së, apo edhe problematikat për komunitetet përkatëse. Në taktikën elektorale për vendoret 2011 është menduar që t’i kushtohet një rëndësi e veçantë edhe trajtimit të sensibiliteteve dhe konflikteve elektorale brenda ZAZ-ve e kryesisht, lidhur me kandidaturat.
Një tjetër detyrë e lënë për shtabet vendore është identifikimi i nevojave dhe burimeve për mbulimin financiar të procesit elektoral. Deputetët do të jenë gjatë kësaj fushate drejtuesit më të lartë politikë në Zonat e Administrimit Zgjedhor dhe do të informojnë çdo dy javë kryetarin e PS-së lidhur me ecurinë e procesit të verifikimit të listave paraprake, funksionimin e procesit të patronazhit, identifikimin e votuesve, gjendjen e pajisjes së zgjedhësve me kartë identiteti etj.
(d.b/BalkanWeb)