E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet situata në Shkodër, rritet niveli i ujit

Reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës nga përmbytjet në zonën e Nënshkodrës.

Sipas informacioneve më të fundit ka pasur një rritje të nivel të ujit me disa centimetra në zonat e përmbytyra si në Dajç, Obot dhe Ana e Malit ndërsa në qytet lagjja Livadhe paraqitet më problematike.
 

Ndërkohë po evakuohen edhe banorët e zonave të përmbytura të cilët pas përmirësimit të situatës ditë më parë ishin kthyer në banesat e tyre. Ata janë rikthyer sërish në konviktet ku ishin strehuar ditë më parë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›