Negociatat e fshehta me Greqinë, Berisha jep detin për gazsjellësin
Athinë- Marrëveshja detare me Greqinë, do të riaktivizohet dhe brenda këtij viti kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të vijëzohet. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila e rrezoi vendimin e mëparshëm të parlamentit shqiptar, qeveria shqiptare dhe ajo greke e kanë rinegociuar në mënyrë shumë sekrete, duke patur për protagonistë madje dy kryeministrat Sali Berisha dhe Andonis Samaras dhe duke anashkaluar ekspertët.
Sipas Top Channel, i cili referohet burimeve të Ministrisë së Jashtme Greke, aktivizimi i marreveshjes se vitit 2009, tashme eshte ne fazen finale dhe me shume gjasa pritet te publikohet brenda nje afati nje ose dy mujor. Per kete eshte dashur nderhyrja e zotit Andonis Samaras, i cili e ka diskutuar kete me vete zotin Berisha gjate takimeve ose bisedave te shpeshta telefonike te koheve te fundit midis tyre.
Berisha, i ka premtuar homologut te tij grek se do ta perfundoje marreveshjen ne nje afat te afert, megjithe presionin teper te madh, qe sipas tij i eshte ushtruar mazhorances qeverisese ne shqiperi, prej forcave ekstremiste dhe opozites. Synimi eshte perfundimi dhe votimi i marreveshjes perpara festimeve te 100 vjetorit te pavaresise. Sipas te njejtave burime, ndonese e ndryshuar ne pak terma, marreveshja nuk prek thelbin e paktit te meparshem qe siç dihet, u rrezua prej gjykates kushtetuese.
Greqia pritet te “leshoje pe” ne percaktimin e gjireve detare, perllogaritja e te cilave ishte ne disfavor te pales shqiptare. Rinegocimi eshte bere ne nivel teper te larte ne ministrite e jashtme perkatese, por jo me pranine e eksperteve te mirefillte te fushes, çka le te dyshohet se perseri kjo marreveshje eshte ne disfavor te pales shqiptare. Per arsye qe ende nuk dihen, pala shqiptare ka lene jashte negociatave stafin e ambasades sone ne Athine, per kunder Greqise, ambasada e ciles qe prej nje viti ka ushtruar presion ne radhet e politikes shqiptare.
Ndërkohë ‘Gazeta Shqiptare’ njoftonte të martën se Shqipëria është duke bërë lëshime lidhur me kufirin detar për të përfituar në shkëmbim projektin e gazsjellësit transballkanik TAP i cili fillon në Azerbajxhan dhe përfundon në Itali duke prekur edhe Greqinë dhe kalon përmes Shqipërisë. Sipas sitit të agjensisë Energypres, Greqia eshte duke ushtruar presion ndaj Shqipërisë me projektin e gazsjellësit TAP, në mënyrë që të arrijë marreveshjen e kufirit.
Qeveria shqiptare dhe personalisht kryeministri Berisha ka negociuar personalisht disa here mbështetjen e projektit të gazsjellësit, duke takuar presidentin e Azerbajxhanit. Por për këtë pengesa ka ardhur pikërisht nga rivaliteti grek për një tjetër projekt që e anashkalon Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye grekët kanë vendosur të bëjnë biznes me politikën e tyre, duke ofruar mbështetje për gazsjellësin në këmbim të marreveshjes së kufirit.
Burimet thone se marreveshje e detit numer 2, do te ndryshohet ne interpretimin e disa termave, ndersa ne harten ne terren, nuk preken te dhena thelbesore te saj, duke i lene serish Greqise nje siperfaqe diçka me shume se 200-250 kilometra katrore ne veri te ishujve Othons, pikerisht ne zonen perballe Himares e deri ne afersi me Karaburunin. Kjo zone konsiderohet si teper e rendesishme ne marreveshjen e re, pasi aprovimi i saj ne keto koordinata, i jep Greqise perparesi ne nxjerrjen e hidrokarbureve pikerisht ne ate zone, qe sipas eksperteve, ndodhen te fshehura sasi te medha nafte dhe gazi.
Me kete marrëveshje, Athina zyrtare behet pale e trete ne ndarjen e detit me Italine, dhe i lejon asaj te rinegocioje me Italine, ri-ndarjen e kufirit te saj detar, edhe pse dy vendet kane ndare kufijte qe ne vitin 1976. Ujdia shihet si teper e rendesishme edhe per faktin se Greqise i duhet nje e tille, ne kuader te percaktimit te zones se saj ekskluzive ekonomike me vendet e Mesdheut qe e kufizojne ate, siç jane Egjipti, Turqia, Libia, Izraeli dhe pa dyshim ne negociatat e saj me armikun e madh te saj, Turqine.
/IDEA/