Shkoder sekuestrohen 72 kg kanabis sativa
Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses oepracionin e koduar “Vinoteka” si rezultat i të cilit janë sekuestruar 72 kg kanabis sativa, ndërsa kanë përfunduar në pranga 3 trafikues të lëndës narkotike. Të arrestuarit jane Pëllum Zojza, vjeç 37, banues në Shkodër, Nikolin Gështeja, 33 vjeç, banues në Shkodër, Gegë Thani, vjeç 40,banues ne Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, për arsye se në vendin e quajtur Krye Bushat, pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në automjetin me targe AA 686 AX, me drejtues shtetasin Nikolin Gështeja, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 thasë të mbushura me lëndë bimore të dyshuara si cannabis sattiva, me peshë gjithsej 72 kilogramë, si dhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën ky shtetas e mbante me vete.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 3 automjete luksoze, 8 aparate telefonikë celularë dhe sende të tjera personale.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 3 automjete luksoze, 8 aparate telefonikë celularë dhe sende të tjera personale.