Vlorë, hashashi lulëzon në tokë shtetërore
Vlorë- Kanabis Sativa vijon të kultivohet në zonën e Lumit të Vlorës edhe pse policia ka shpallur tolerancë zero ndaj narkotikëve.
Në parcela të tëra pranë lumit vihen re qindra rrënjë hashash, në tokë pa pronar e cila sfidon hapur shtetin.
Banorë të zonës rrëfejnë se kultivuesit kanë ujë të mjaftueshëm për kultivimin e bimës pasi lumi ndodhet fare pranë parcelave.
Nga banorët mësohet se bima narkotike kishte arritur në gjatësinë 2 metra dhe ishte në pothuasje gati për korrje.
Ndërkohë policia ka bërë me dije se prej ditësh ka nisur asgjësimin e këtyre bimëve pranë lumit të Vlorës, një zonë e specifikuar nga to si mjaft problematike. Por pavarësisht ndërhyrjeve të policisë në zonë lulëzon hashashi i cili është gati për tu korrur.
Policia e Shtetit prej javësh ka nisur në Jug të vendit operacione antidroge ku dhjetra punonjës janë ndaluar të hyjnë në Lazarat pasi dyshohet se mirëmbajnë bimën narkotike.
/IDEA/