E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier percillet ne banesen e fundit 2 vjecari

Përcillet për në banesën e fundit fëmijë 2 vjeçar i familjes Buzi në fshatin Kallm të rrethit të Fierit. Të afërmit tregojnë se ka qenë një moment tragjik dhe fatal ai që i mori jetën Dionisit 2 vjeçar ndërsa drejtuesi i kamionçinës ndodhet në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Fierit. Sipas dëshmive dhe rrëfimit të afërmve të familjes Buzi , gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave, kohë kur e ëma e 2 vjeçarit ka qenë duke i shërbyer bagëtive që ndodheshin në pjesën e pasme të banesës.

Dy vjeçari ishte fëmija më i vogël i bashkëshortëve Buzi . Drejtuesi i automjetit që i mori jetën është Bashkim Muha 37 vjeç banor i fshatit Kallm dhe i afërm i familjes Buzi. Çdo mëngjes dhe mbrëmje ai ndalonte në banesat e fermerëve të kësaj zone për të grumbulluar qumësht e për ta tregtuar më pas në pikat e shitjes. Asnjë incident i ngjashëm me atë të ndodhur një natë më parë nuk ka patur gjatë kohës që 37 vjeçari kryente këtë aktivitet. Policia e Fierit ende nuk ka dhënë një version zyrtar për ngjarjen por paraprakisht konfirmohet pista e furgonit të ndalur dhe fëmijës që kishte hyrë poshtë tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›