Maturantët kopjuan në testin me zgjedhje
Tiranë- Parlamenti Rinor denoncon fenomenin e kopjimit në provimin e Matures Shtetërore duke dhënë fakte ku shfaqen vetë maturantët duke deklaruar në Facebook se kanë kopjuar në testin që u zhvillua sot, atë të lëndëve me zgjedhje.
Sipas tyre ato jo vetëm kanë përdorur celularin por kanë komunikuar me persona jashtë sallave ku zhvilloheshin provimet.
Mbi 44 mijë maturantë iu nënshtruan sot në mbarë vendin provimit përfundimtar të Maturës Shtetëtore, atij me zgjedhje, si një hap drejt pranimit në universitetet shqiptare.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë me dije se rregullat vijuan të jenë shumë strikte për zhvillimin e provimit pasi në të kundërt maturantët mund të marrin penalizime deri në mosnjohje të rezultatit.
IDEA po publikon të plotë denoncimin e Parlamentit Rinor:
Te nderuar perfaqesues te medias.
Ju lutem shikoni fotot bashkangjitur, te cilat jane prova te qarta te keqadministrimit qe po i behet provimit te Matures Shteterore. 45 000 maturante nga e gjithe Shqiperia konkurrojne diten e sotme per te fituar te drejten e shkolles se larte, por sic duket ky konkurs nuk eshte as i drejte dhe as i ndershem.
Edhe pse Rregullorja e Matures Shteterore e ndalon rreptesisht perdorimin e celularit gjate provimit, maturantet jo vetem qe kane komunikuar me persona jashte provimit permes celularit, por ata e kane bere kete edhe permes internet mobile.
Ju lutem per me shume shikoni fotot bashkangjitur. Jemi te hapur per cdo informacion shtese qe mund tju nevojitet.
Gjithe te mirat,
Rigels Xhemollari
Parlamenti Rinor

/IDEA/