E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, sekuestrohet 3.5 kg kokainë, 5 në pranga

Forcat e rendit të ndihmuara edhe nga ato të Ndërhyrjes së Shpejtë sekuestruan një sasi prej 3.5 kilogramë drogë e llojit kokainë të vendosur në disa pako.

Policia sqaroi se operacioni ka nisur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së shkuar dhe ka përfunduar në orët e para të mëngjesit. Ende nuk dihet identiteti i personave të arrestuar, ndërkohë që detajet e operacionit do të bëhen publike gjatë ditës së premte.

Sipas policisë, sasia e drogës është gjetur në një banesë periferike. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e tjera të personave të arrestuar./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-04 10:37
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›