Vodhen 150 mije euro me karta bankare false, 4 ne pranga
TIRANE- Tre shtetas kosovarë dhe një nga qyteti i Elbasanit janë vënë në pranga pasi akuzohen për transaksione me karta bankare të falsifikuara në vlerën e 150 mijë eurove.
Operacioni i koduar “Skimer 2” ka vënë në pranga Selatin Krasniqin 36 vjec, Ergyn Sylejmanin, 26 vjeç e Milaim Potoko, 28 vjeç, të tre nga Prishtina, si dhe biznesmenin Agim Sulon, 52 vjeç lindur dhe banues në Elbasan.
“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me karta bankare të falsifikuara, kanë kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh bankare në vlerë rreth 150 000 euro, nëpërmjet terminaleve ‘’POS” të vendosura në disa nga subjektet tregtare, kryesisht të zonës së plazhit të Durrësit, qendrave tregtare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot nga policia.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky grup, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një sërë sulmesh të sukseshme me karta bankare të falsifikuara në bankomate të bankave të nivelit të dytë në Tiranë në muajt Shtator-Tetor.
Ndërkohë gjatë muajve Janar-Shkurt 2011, kanë kryer blerje të mallrave ushqimore, mallra industriale, furnizme me karburat të mjeteve me të cilat qarkullonin, në disa supermarkete, bare e restorante, hotele dhe pika karburanti nëpërmjet terminaleve “POS”, që ofronin këto shërbime.
Sipas policisë gjatë kësaj periudhe të arrestuarit kanë kryer mbi 100 transaksione me vlerë rreth 150 000 euro.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pajisje kompjuterike “Skimmer” që shërbejnë për klonimin e kartave, dhjetra karta plastike me shirit magnetik në të cilat janë hedhur të dhëna të kartave bankare të vjedhura, një kopmjuter “lapotop” që ka shërbyer për programimin e këtyre të dhënave dhe një automjet fuoristradë.
Operacioni është kryer nga sektori Kundër Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Kukës dhe Durrës, si dhe shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale.
Të arrestuarit, të cilët kanë rënë në pranga pas disa muajsh hetimi, akuzohen për “mashtrimeve kompjuterike “ parashikuar nga neni 143/b paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Policia njofton se hetimet vijojnë edhe në ditët në vazhdim për vënien para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vodhën 150 mije euro me karta bankare false, 4 ne pranga