Shkodër, 4 në pranga për tentativë vrasjeje, armë dhe drogë

Drejtori i policisë, Arjan Bozhaj, bëri të ditur sot se ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur parandalimin e një vrasjeje në qytetin verior.
Në pranga kanë rënë shtetasi Kristian Gjyrgji, 30-vjeç, lindur ne fshatin Gradish, të rrethit Lushnjë dhe banues në Tiranë, student në vitin e 5-të Juridik, Tiranë; Ajet Hoti, 20-vjeç, Saimir Hoti, 24 vjeç, që dy të nga Shkodra dhe tregtarë artikujsh ushqimorë; Naim Hotaj, 19-vjeç, nga fshati Palvar, rrethi Malësi e Madhe.
Sipas drejtorit Bozhaj, arrestimi i këtyre personave u bë si rezultat i një pune të mirëorganizuar operacionale, e cila parandaloi një vrasje, por që ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth kësaj çështje.
Policia gjatë operacionit, sekuestroi një sasi prej 400 gram kokainë, 2 automatikë model 56, dy krëhra me fishekë, 5 copë kallëpe tritol, dylbi pushke snajper, një automjet tip FIAT - Punto, me ngjyre të zezë, me targa TR 7960 S, një automjet tip Volksvagen-Golf, me ngjyrë blu, me targa LU 7009 B, një çiklomotorr me ngjyrë të zezë, pa targa dhe gjashtë telefona celularë.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre personave i kaluan Prokurorisë së Rrethit Shkodër për hetime të mëtejshme. /Start/
2011-02-04 11:49