E Diel, 1 Nëntor 2026

I shpërthen predha në duar, vdes 42-vjecari që mblidhte skrap

SKRAPAR-Një 42-vjecar ka humbur jetën ne Skrapar për shkak të shpërthimit të një djegoreje predhe që vikima i mblidhte për t'i shitur për skrap.

Policia bëri të ditur se shtetasi Fatos Dyrmishi, 42 vjec nga fshati Bigas sot në mëngjes kishte tentuar të shkëpuste djegoren nga predha në momentin kur arma luftarake i ka shpërthyer në duar. Plagët kanë rezultuar vdekjeprurëse. Mjekët thesuan se shkak i vdekjes ishte shpërthimi i djegores pasi pjesë metalike të shumta u gjetën në trupin e 42-vjecarit.

Djegorja e predhes është gjetur nga punëtori jashtë mureve të një reparti të demontimit të armëve ku punëtorët hidhnin pjesët e djegoreve të predhave. Duket se një prej djegoreve ka qenë në funksion dhe 42-vjecari nuk e ka dalluar këtë fakt.

Mësohet se Dyrmishi mblidhte mbetje municionesh për ti shitur si skrap. Përfitimet nga shitja e skrapit ishte e vetmja mënyrë jetese për 42-vjecarin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›