E Diel, 1 Nëntor 2026

U merret toka fermerëve që kanë marrë më tepër

21/12/2010  Me ligjin 7501, fermerët e Povelcës në protestë për vendimin e Këshillit të Qarkut Fier

FIER- Fermerët e fshatit Povelcë në komunën Dërmënas të rrethit Fier kanë protestuar dje kundër vendimit të marrë nga Këshilli i Qarkut Fier, i cili ka si motivacion marrjen e tokës bujqësore mbi normën e lejuar bazuar në ligjin 7051.

Ndarja

Bëhet fjalë për tokë të përfituar gjatë ndarjes së tokës në bazë të ligjit të sipërcituar, kur rreth 265 familje kanë arritur të marrin tokë bujqësore më shumë se sa e parashikonte ligji. Nuk ka ende të dhëna për sipërfaqet e përfituara, pasi sipas vendimit më të fundit të këshillit pikësëpari duhet që të bëhen matjet e të gjitha ngastrave të tokës dhe pastaj të bëhet një rivlerësim. Banorët e zonës janë shprehur tepër të indinjuar për këtë problem duke thënë se nuk do të lëshojnë tokat, të cilat nuk kanë qenë në dijeni se i kishin përfituar padrejtësisht. “Çfarë pretendimi absurd është ky. Neve në atë kohë na i kanë matur dhe ndarë tokat sipas ligjit të atëhershëm që thoshte se çdo pëllëmbë tokë do të ndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha frymët. Ishte një komision i gjithë që firmosi. Tani nuk ka të drejtë askush që të bëjë këto pazare me ne. Kjo është toka jonë dhe nuk do ta lëshojmë derisa ta çojmë edhe në gjyq çështjen”, ka deklaruar Beqo Gremi, njëri prej banorëve. Ndërkohë komuna e Dermenasit nëpërmjet përgjegjësit të zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës, Durim Beqaraj shprehet se ligji do të zbatohet vetëm për ato familje, të cilat disponojnë më shumë se normativa”. Këtu nuk ka asgjë që nuk kuptohet. Ne ende nuk dimë se për sa sipërfaqe bëhet fjalë, por nga ky vendim do të preken vetëm ata që kanë marrë më shumë në mënyrë të paligjshme. Nuk e kuptoj pse irritohen banorët. Të gjithë ata që janë në rregull me ligjin nuk do të preken. Pra, vendimi ndëshkon familjet që në mënyrë arbitrare kanë përfituar tokë “rrëfejnë burimet e komunës. Ndërkohë mësohet se këto sipërfaqe të tepërta do t’i kalojnë për administrim komunës, ndërsa ata fermerë që duan t’i mbajnë, do t’i kenë në përdorim me qira.

Ndëshkimet deri në 100 mijë lekë

Kontrolle e gjoba në pikat e tregtimit të gazit

BERAT- Ditët e fundit në qytetin e Beratit nga ana e sektorit të zjarrfikëses janë ushtruar një sërë kontrollesh në pikat e shitjes së gazit me shumicë dhe pakicë. Nga ana e MNZSH-së janë kaluar në sitë të gjitha pikat e tregtimit, si dhe janë marrë masa mbrojtëse nga zjarri dhe shpëtimi. Burime nga Drejtoria e P.M.N.Z.SH mësohet se, ky kontroll është zhvilluar për disa ditë rresht në të gjitha pikat e tregtimit të gazit në qytet. Ndërsa vet drejtori Shpëtim Gorica ka bërë të ditur për gazetën se, “nga ana e sektorit të P.M.N.Z.SH-së Berat janë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme për marrjen e masave të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, sidomos në pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm. Gjithashtu, ka pohuar Gorica, janë kompletuar pikat e tregtimit me dokumentacionin e duhur dhe pajisjet e mbrojtjes nga zjarri. Gjithashtu kreu i PMNZSH-së pohon se, në ato pika ku janë konstatuar shkelje janë aplikuar gjoba, të cilat varjojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë të reja. Ku, nga ana e kësaj drejtorie është dhënë asistencë teknike për zbatimin e rregullave të M.N.Z-së. Pas kontrollit të ushtuar, në subjektet që janë konstatuar mangësi është lënë detyrë me shkrim, ku dhe janë penalizuar me gjoba të menjëhershme. Ndërsa janë hequr nga pikat e tregtimit të gjitha bombolat e gazit, të cilat janë të pakolauduara dhe janë marrë masat e menjëhershme për heqjen e pikave të tregtimit të gazit që ndodhen në katet e para të pallateve dhe afër banesave të qytetarëve. S. Gorrica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›