Shkoder situate dramatike

Krahasuar me oret e paradites niveli i ujit eshte rritur ne menyre te frikshme ne lagjen Xhabije dhe mund te konsiderohet me i larte se ne permbytjen e madhe qe ndodhi ne muajin janar nderkohe qe vazhdon te rritet nga ora ne ore.
Nga te dhenat e fundit mesohet se gjenden ne uje Bashkia e Shkodres dhe shtate komuna si Ana e Malit Dajc Velipoje Bushat Berdice Komuna Rrethine dhe Gur i Zi .
Aktualisht kane presence uji 1900 familje numerohen 600 shtepi te permbytura dhe 12 mije hektare toke te permbytura nderkohe qe jane evakuuar 300 familje.
Sipas burimeve prane Shtabit te Emergjences duhej te ishte bere evakuimi i me shume familjeve por grupe te punes po hasin veshtiresi per te bindur familjaret.
Sipas tyre ne Obot Darragjat dhe Shirgj ka presence uji ne nivelin nje meter brenda shtepive te banoreve ku njerezit jane te rrezikuar seriozisht.
Prania e ujit ne akset qe lidhin Shkodren me Obotin Velipojen Dajcin Berdicen dhe shume komunave ne zonen e Nenshkodres eshte bere shqetesuese per levizjen e njerezve.
Ujerat nderkohe kane shkaktuar deme te konsiderueshme edhe ne bazen ushqimore te fermereve te Nenshkodres per blektorine ndersa banesat e tyre po pesojne deme te reja per te disaten here brenda ketij viti.
Rrjedhja normale e lumit Buna eshte penguar nga vershimi shtuar i ujerave te lumit Drin per shkak te shkarkimeve te medha qe po behen nga portat e hidrocentralit te Vaut te Dejes.
Sa kohe keto shkarkime te vijojne permbytja edhe ne qytetin e Shkodres do te vijoje. Dhe ajo po behet edhe me problematike.