Kaos në derbin Roma-Lazio, përleshje me thika e kaçavida mes tifozerive (FOTO)
Derbit gjithmonë janë të nxehtë, por takimi i mbrëmshëm mes Romës dhe Lazios ka nisur me përleshje mes tifozerive dhe kaos para stadiumit.
Sipas TgCom, vetëm pak minuta para nisjes të takimit, një grup i tifozerisë laciale sulmuan me thika tifozët e Romës, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua rëndë.
Por situata vijoi të ishte e tensionuar dhe u desh ndërhyrja e policisë, e cila u përpoq të shpërndante turmat duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe gaz lotsjellës. Gjendja e krijura detyroi që pornarët e bizneseve aty pranë të mbyllnin dyqanet, ndërkohë që u larguan edhe shitësit ambulantë.
Nuk kanë munguar edhe sulmet e tifozëve ndaj policisë, të cilët kanë hedhur tymse, gurë apo shishe prej qelqi ndrejt forcave të rendit.
Mediat italiane raportojnë se u bë arrestimi i katër personave të moshës nga 24-27 vjeç, të cilët u dënuan që të mos futen për pesë vite në stadium. Në cilësinë e provës u sekuestruan thika, kaçavida, shkopinj dhe një sëpatë.
Ndërkohë takimi u mbyll në barazim 1-1 mes dy komshijve. Ishte Hernandez ai që shënoi i pari duke kaluar në avantazh miqtë. Pas golit rastet për Lazion janë të shumta dhe akordohet një penallti për ta, pas prekjes të topit me dorë të Markinjo. Këtë herë Hernandez gabon dhe pak minuta më vonë ndërhyn keq ndaj Pjanic, duke u dhënë një penallti romakëve.
Toti nuk fal nga pika e 11-metërshit dhe barazon shifrat në 1-1. Në të 69-ën Biava largohet pas marrjes së dytë të kartonit të verdhë, gjë që nuk shfrytëzohet nga Roma.
K.Topalli/IDEA/
Tension në derbin Rom-Lazio
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 5