E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar

TIRANË - Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në kryeqytet, pranë ‘Zogut të Zi’. I plagosur ka mbetur shtetasi Gentian Tushkati, 35 vjeç, i cili ka marrë dy plumba një në këmbë dhe një në krahë. 35-vjeçari është dërguar me shpejtësi për në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa policia e kryeqytetit është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të plagosjes.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›