Obama përlot për ligjin e armëve, fjalim emocional për ndalimin e tyre (FOTO)
SHBA- Presidenti amerikan Barak Obama përloti audiencën teksa ai u bëri thirrje ligjvënësve të votojnë për kontrollin e legjislacionit të armëve që duket se po zvarritet në Kongres.
Duke folur në Konektikat, ku 26 njerëz vdiqën në masakrën e shkollës në dhjetor, zoti Obama tha se qytetarët duhet të kërkojnë veprim.
Sondazhet kanë treguar se shumica e amerikanëve mbështesin një ndalim mbi armët e sulmit dhe masave të tjera të kontrollit të armëve.
Por grupet që luftojnë për të drejtat e mbajtjes së armëve, duke përfshirë grupet e Shoqatës Kombëtare të Armëve, kanë qenë duke lobuar kundër projekt-ligjit.
“Dita e Newtown ishte dita më e vështirë e presidencës sime”,- tha zoti Obama në fjalimin e tij në Hartford, jo shumë larg nga Newtown, skenë e të shtënave në masë katër muaj më parë.
“Por unë po ju them, në qoftë se ne nuk i japim përgjigje kësaj, do të jetë një ditë e vështirë për mua”,-shtoi ai.
Familjet e fëmijëve të vrarë në të shtënat e shkollës në Newtown dëgjuan melot presidentin Obama. Ai kritikoi republikanët të cilët kanë kërcënuar të përdorin një taktikë procedurale të njohur si një pirate, për të vonuar një votim mbi projekt-ligjin e armëve.
Fjalimi i Obamës erdhi një javë pasi Guvernatori i Connecticut-it, Dannel Malloy nënshkroi masa të forta për kontrollin e armëve.
Connecticut ndoqi shtetet e Kolorados dhe Nju Jork-ut në miratimin e ligjeve të forta për armët.
Dorina Bilbili/IDEA/