E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francesku nje kenge per romet

Francesk Radi iu kushton nje kenge njerezve shoqeria i mban larg per ngjyren e lekures dhe menyren e jeteses. Kthehet ne Festivalin e Dhjetorit pas 7 vjetesh


Francesk Radi po i jep doren e fundit me orkestren e Radio-Televizionit Shqiptar kenges Jetes i kendova. Ai po rikthehet ne Festivalin e Dhjetorit. Teksti i shkruar nga Agim Doci i zgjoi deshiren te ngjitet ne skene si kantautor pas 7 vitesh.


Jetes i kendova eshte varianti i pare i kenges i hedhur ne nje leter. Sa here ulet para krijimit Radit i duket se sheh probleme te reja kur i zgjidh ia behin te tjera. Pervoja nuk e lejon qe te veproje shpejt.


shte nje kenge per ata qe shoqeria i mban larg per shkak te ngjyres se lekures dhe menyren e jeteses. Jane romet. Ne tekstin e Docit jane njerezit me shpirt te lire e sy te qeshur enderrimtaret. Muzika e Radit i kap ne nje moment te hareshem ne nje dasme ku ata i gezohen kenaqesive te jetes.


Kenga eshte nje dasme rome. Rrefej ne kenge per shpirtin e tyre boten e ketyre shtegtareve pa atdhe tregon kengetari. Aty perzihen motivet folklorike dhe tingujt
reggaeton. Deri tani dime qe ai do ta shoqeroje me kitarre. Nuk ka deshire te zbuloje elemente te tjere te krijimit qe publiku ta zbuloje naten e festivalit.


Megjithese i ka pak rezerva per tekniken qe ende nuk arrin te perballoje te kenduarit live per Francesk Radin Festivali i Kenges ne Radio-Televizion eshte momenti me i rendesishem ne jeten muzikore shqiptare te nje viti.


Ky festival i tradites eshte nje moment i bukur per autoret per kompozitoret shpjegon kengetari. Ai vlereson logjiken e perzgjedhjes se kengeve e cila perfshin te gjitha moshat te gjitha zhanret.


shte e larget koha kur Francesk Radi 22-vjecar sapo kishte mbaruar Institutin e Larte te Arteve merrte pjese ne Festivalin e 11-te te Kenges ne Radio-Televizion. Kenga Kur degjojme zera nga bota me tekst te Sadik Bejkos ishte nje proteste per luften ne Vietnam. Shqiperia ishte ne krahun e popullit vietnamez.


Ishte nje kenge rrok. Ne ishim mesuar qe temave politike tiu kendonim me marshe me hymne. Kenga beri pershtypje ne qarqet e larta.


Madje ministri i asaj kohe deklaroi ne nje mbledhje Francesk Radi i kendon Vietanimit me kitarre si amerikanet. Kjo sishte pak. Interpretimi i kesaj kenge me kushtoi disa vite ne qytetin e Fushe-Arrzit. Me larguan nga Tirana per prirjet moderne qe ishin pare ne muziken time dhe per 8 vjet kam punuar ne Shtepine e Kultures atje kujton kengetari.


U rikthye ne festival vetem ne vitin 1993 me kengen Nje nene femijet koha dhe une me tekst te Romina Power. Me 1994 me Mariza Ikonomin kendon Telefonate zemrash.
Me vone erdhen kenget Rroku i burgut 1996 Jeta ste le femije 1997 Erdha Erdha 1998 Ky fat na ra 1999 Zemer trembur skam jetuar 2002 dhe per here te fundit ka marre pjese me Syri i saj po me verbon ne vitin 2003 me tekst te Demir Gjergjit.


Kjo retrospektive e shkurter te kujton se kantautorit Francesk Radi i pelqen te jete ne korrent me kohen. Kujtojme Rroku i burgun kushtuar jetes nen diktature apo Erdha erdha reflektimi per ngjarjet e viti 1997.


Ka afro 30 vjet qe hyn e del ne Radio-Televizionin Shqiptar. Po te leme jashte vitet e Fushe-Arrzit. Nje fill i holle e ndan jeten profesionale nga jeta private qe ka bere jashte ketyre mureve. Edhe njeriu me i rendesishem gjendet brenda atyre mureve ne studiot e transmetimit te lajmeve.


Si ndihet pas tre dekadash A ia ka vlejtur A ka nje cmim ne fund e gjitha kjo
Profesioni i muzikantit mbetet ndoshta me i papaguari ne vend. Ka edhe shume te tjere me pervoje qe ndoshta nuk jane trajtuar ashtu sic duhet te trajtoheshin.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›