E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, tentoi të vriste bashkëfshatarin, arrestohet

Në pranga ra shtetasi Angjelin Ndoc Pali, lindur e banues në fshatin Grude e Re, Komuna Rrethina të rrethit Shkodër.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas mbrëmë në fshatin Grude e Re, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, dukë qëlluar, për motive të dobëta, bashkëfshatarin e tij shtetasin D. Sh., 23-vjeç, por pa i shkaktuar dëmtime.

Menjëherë pasi u bë e mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, shërbimet policore u vunë në ndjekje të tij dhe falë një operacioni të mirëorganizuar, rreth një orës pas ngjarjes u arrit kapja e tij. Sa më sipër u bë dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje, u kryen veprimet e duhura hetimore dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Angjelin Pali, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale “Vrasjes me dashje e mbetur në tentative” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. /Start/
 
 

                                                                                             2011-11-10 14:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›