E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami premton mbështetje për FSK-në e Kosovës

Gjatë bisedës, Imami shprehu gadishmërinë që shteti shqiptar dhe sidomos Forcat e Armatosura Shqiptare do të vazhdojnë të japin për Forcat e Sigurisë së Kosovës, me qëllim integrimin e tyre në strukturat euro-atlantike.

Në prag të lënies së detyrës së tij nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, gjen/lejtnant Selimi falënderoi palën shqiptare për mbështetjen e dhënë në realizimin e objektivave për integrim në Aleancë. Gjithashtu, Selimi u takua dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjen/brigade Xhemal Gjunkshi, me të cilin ndër të tjera diskutoi dhe për rishikimin e projekteve në përballimin e situatave të ndryshme, por në veçanti atyre të emergjencave civile. /Start/

                                                                                             2011-11-10 15:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›