KESH: Situata ne hidrocentrale e qendrueshme
TIRANE- Koorporata Elektroenergjetike informon sot ka një qëndrueshmëri të situatës sa i përket prurjeve dhe shkarkimeve në hidrocentrale. Vihet re se ka rënie të prurjeve cka shoqërohet dhe me rënie të shkarkimeve. Të dhënat e KESH për median sot paradite informojnë se është ulur niveli i Fierzës me 15 cm. Fierza me kapacitet 296 m ndodhet sot në kuotën 293.63, ndërsa dje ishte në kuotën e 293. 78 metrave.
Prurjet në Fierzë janë shënuar me 700 metër kub për sekondë, kurse shkarkimet me 350 metër kub për sekond, 100 metër kub për sekond më pak se një ditë më parë kur KESH raportonte shifrën e derdhjeve 450 m.kub/sek.
Në Koman me kapacitet 175 m sot është rritur niveli I liqenit në krahasim me një ditë më parë. KESH raporton sot se niveli i liqenit në Koman është 171.18 m ndërsa dje shënonte 170. 97 metër. Në krahasim me një ditë më parë prurjet kanë qenë 100 metër kub për sekond më shumë, ndërsa derdhjet janë 600 metër kub për sekondë.
Në Vaun e Dejës niveli sot është 74.50 metër nga 76 kapaciteti maksimal. Prurjet mbeten të njëjta me ato të një dite më parë, 180 metër kub për sekondë, ndërsa janë ulur shkarkimet. Sot derdhjet ishin 650 metër kub për sekondë ndërsa dje shkarkimet ishin 1140 metër kub për sekondë. Në hidrocentralet Ulëz e Shkopet niveli i ujit është në kuotën 128 metër. Prurjet janë 160 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet në Ulëz janë 100 metër kub për sekondë ndërsa në Shkopet janë 200 metër kub për sekondë.
(s.g/BalkanWeb)