E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, tkurret në 5 ha sipërfaqja e përmbytur, shkarkime vetëm nga Vau i Dejës

SHKODER-Tkurret në 5 mijë ha sipërfaqja e tokës së përmbytur në rrethin e Shkodrës.

Shtabi i Emergjencave bën të ditur se rreth 300 shtëpi vijojnë të jenë të izoluara, ndërsa tashmë uji është tërhequr nga banesat e përmbytura.
Qarkullimi është i vështirë për mjetet e vogla në aksin Shkodër-Velipojë dhe Shkodër-Dajc, ndërkohë që rruga e Obotit vijon të jetë e bllokuar.

Gjithashtu mësohet se ka një rënie të nivelit të liqenit, ndërkohë që shkarkimet vijojnë me 700 m kub për sek nga Vau i Dejës.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›