Shkodër, transportonin drogë me ambulancë, 7 në pranga, mes tyre edhe një polic
Ngjan me një film mafioz, të tipit italian, por në fakt rezulton i vërtetë. 7 persona kanë rëndë në pranga teksa transportonin një sasi droge prej 200 kg, të llojit kanabis sativa në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në sajë të një operacioni anti-drogë nga policia e Shkodrës.
Duket se aksioni ka qenë i mirëplanifikuar dhe i ideuar mire, pasi transporti i saj nuk bëhej me një makinë të zakonshme, por qëllimisht është zgjedhur një ambulancë, ndërsa në listën e të ndaluarve gjendet një punonjës policie.
Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë Tish Pali, Tom Zhuri, Zef Paloka,Anton Lumi, Gjon Bregu, Francesk Çuni dhe i fundit efektivi i policicë Kujtim Çuni. Po kështu uniformat blu raportojnë se gjatë operacionit krahas sekuestrimit të sasisë së drogës, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy armë automatikë. Ndërkaq hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.