Tiranë, vidhnin dyqane, në pranga dy persona

Forcat e policisë së komisariatit nr.3 në Tiranë kanë vënë në pranga dy persona për vjedhje. Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit Ermir Demaj dhe Florian Shkoza.
Arrestimi i tyre është bërë për shkak se dy personat akuzohen për një seri vjedhjesh të dyqaneve. Gjatë kontrollit të ushtruar pas ndalimit të shtetasve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga mjetet e përdorura për kryerjen e vjedhjeve.